13 shkurti konsiderohet Dita Ndërkombëtare e Epilepsisë, ditë kjo e cila promovon vetëdijesimin dhe ndërgjegjësimin për epilepsinë nё mё shumë se 130 vende tё ndryshme tё botës, duke llogaritur edhe Kosovën.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite, është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimit të tretmanit dhe kujdesin për gjashtë milionë njerëz në Evropë, të cilët konsiderohen se e kanë epilepsinë.
Dr. Valbona Govori, specialiste ne Klinikën e Neurologjisë, theksoi se në këtë klinikë janë trajtuar 1010 pacientë. Ku ndër të tjera, dr. Govori, tha se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizim të madh.
Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e qelizave te eksituara nervore. Epilepsia mund të fillojë në çdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri dhe në moshat e shtyra (mbi 65 vjeç).
Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror./arbresh.info
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend