Sot kur po bëhen gati dy vite nga denoncimi fillestar i plagjiaturës së profesorëve Dugolli dhe Kastrati, ORCA dorëzoi përfundimisht ankesën në instancën në Këshillin Drejtues të UP-së, që njëherit është instanca e fundit brenda universitetit për ankimim.
Në këtë ankesë ORCA listoi 5 pikat kyçe që vërtetojnë përtej çdo dyshimi se procesi i trajtimit të këtij rasti ka dështuar në të gjitha hallkat institucionale që kanë përgjegjësi trajtimin e shkeljeve etike akademike.
Këshilli i Etikës dhe Senati akademik i Universitetit të Prishtinës kanë dështuar ta respektojnë rregullativën në fuqi duke:
ORCA konstaton se janë pjekur të gjitha kushtet ligjore dhe disiplinore që plagjiatorëve (siç i ka kategorizuar Këshilli i Etikës dhe Senati në vendimet e cekura në këtë dokument), Prof. Dr Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati, t’u shqiptohet masa e largimit nga Universiteti i Prishtinës.
ORCA përmes kësaj ankese kërkon nga Këshilli Drejtues i UP-së të marrë masën disiplinore sipas Nenit 8, paragrafit 1.10. të Rregullores: “ndërprerje të marrëdhënies së punës” për autorët e plagjiaturës (të përcaktuar nga Këshilli i Etikës dhe Senati i UP-së) Prof. Dr. Bujar Dugolli dhe Prof. Ass. Ardian Kastrati.
Nëse nuk ndëshkohen plagjiatorët me perjashtim edhe në instancën e fundit, atëherë përgjegjës për rehabilitimin e tyre dhe për kompromentimin e sistemit arsimor dhe integritetit akademik të universiteteve publike janë: Rektori i Universitetit të Prishtinës Qerim Qerimi, si drejtues i Senatit Akademik, i zgjedhur nga Këshilli Drejtues; Kryetari i Këshillit Drejtues Altin Sahiti, i emëruar nga Ministrja e Arsimit Nagavci; dhe Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen