Diplomimi i gjeneratës së re të Policisë, Kurti: Policët tanë kanë treguar së nuk bëjnë kompromis me krimin

11:15 | 13 Shkurt 2023
A Z

Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka treguar për aksionet dhe punën e Policisë së Kosovës gjatë vitit 2022.

Para kadetëve dhe familjarëve të tyre, Kurti tha se policët e Kosovës kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me krimin dhe vetëm gjatë vitit të kaluar, janë realizuar 854 operacione për luftimin e krimit.

Mes tjerash, Kurti ka përmendur edhe shkatërrimin e 69’grupeve kriminale në vend, mbylljen e rrugëve ilegale në veri, konfiskimin e mbi 1.8 tonë drogë dhe ndërtimin e objekteve policore në komunat veriore të vendit.

“Vetëm gjatë vitit të kaluar janë realizuar nga Policia e Kosovës 854 operacione për luftimin e krimit, janë mbyllur 16 rrugë ilegale në veri, janë shkatërruar 69 grupe kriminale. U konfiskuan mbi 1.8 tonë substanca narkotike. U shkatërruan 5 laboratorë të drogës në veri. 3 laboratorë për prodhimin e kriptovalutave. U ndërtuan 4 objekte policore në veri. Gjatë vitit që lamë pas, policët kanë treguar se nuk bëjnë kompromis me krimin. Ata janë sulmuar, janë plagosur por assesi s’janë dorëzuar. Unë uroj t’ju shohim në nivelin më të lartë të detyrës ashtu siç e kanë bërë ata para jush. Angazhimi juaj është siguria jonë”, iu drejtua Kurti kadetëve.

Në fund ai theksoi se nga ky moment Kosova ka gjeneratë të policisë, e cila është e përgatitur, e përkushtuar dhe e ndershme./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme