Google ADS

Kryhet për herë të parë një intervenim i rrallë i zemrës në QKUK

09:49 | 13 Shkurt 2023
A Z

Një intervenim i rrallë i zemrës për herë të parë u realizua me sukses në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook, ku thuhet se për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare.

“Në Klinikën e Kardiologjisë, Shërbimi i Elektrofiziologjisë dhe Elektrostimulimit, për herë të parë u realizua me sukses ablacioni (djegia) radiofrekuent i takikardisë ventrikulare idiopatike të ventrikulit të majtë me qasje arteriale, te një pacient i moshës 37 vjeçare. Klinika e Kardiologjisë vazhdon të zgjeroj gamën e shërbimeve intervente në fushën e çrregullimeve të ritmit, me metodologji bashkëkohore dhe fal angazhimit e profesionalizmit të personelit të specializuar në këtë fushë”.

“Këto procedura komplekse kryhen nën mbikqyrje të ekspertëve të huaj dhe konform udhërrëfyesve e rekomandimeve të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC)”, thuhet tutje në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme