Një person ka ndërruar jetë pasi është therur me thikë në Fushë Kosovë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën “Pjetër Budi”.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se A.H., 41 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku më pas i njëjti nuk ka arritur të i përballoj plagët e marra dhe ka vdekur.
“Sot rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull 41vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar ajo.
Ahmeti ka shtuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin, sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...