Policia e Kosovës, përmes një aksioni në veri gjatë ditës së diel, shkatërroi tre laboratorë të drogës, si dhe arrestoi disa persona të dyshuar.
Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes llogarisë në Twitter, ka thënë se të arrestuarit kanë foto me zyrtarë serbë.
“Të dielën Lista Srpska dhe Petkoviq janë acaruar nga disa reagime. Çështja është e thjeshtë: me laboratorët, trafikantët e drogës dhe kriminelët që përdoren si mjete politike, fasada false nuk zgjat më shumë se deri në aksionin e radhës të policisë. Tetë laboratorë droge u zbuluan brenda 24 muajve dhe vetëm sot u gjetën tre laboratorë droge”, tha ai.
Sveçla shtoi se pronarët e tyre janë: Miljan Deleviq, Ivan Slaviq, Dushan Slaviq dhe Nikola Filgjokic, të cilët më herët ishin të gjithë të përfshirë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës.
“Ata vendosin barrikada dhe frikësojnë qytetarët serbë që refuzuan të bashkëpunojnë me ta. Pas këtyre sulmeve, ata u vizituan nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe Petkoviq, ndërsa u mbështetën dhe mbroheshin nga Vuçiq, Lista Serbe dhe Milan Radojçiq”, u shpreh më tej.
Tutje Sveçla theksoi se ministrat serbë të përfshirë në këto instrumentalizime me bandat kriminale do të donin që këto foto dhe video të mos ekzistonin, por e kanë dhe japin prova të forta se çfarë fshihet pas të ashtuquajturës “politikë” të tyre.
Ndërkaq, Lista Serbe i ka reaguar Sveçlës, duke e akuzuar se po mundohen që ta politizojnë aksionin në veri.
Lista Serbe tha se as ata, e as Petkoviq dhe Vuçiq nuk mbështetin aktivitetet kriminale të asnjë personi, “por veprimtaria e paligjshme e një personi nuk mund të jetë arsyetim për veprimet e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri”.
Kjo parti ka hedhur poshtë pretendimet e Sveçlës se bashkëpronar i një prej laboratorëve të drogës është personi që sulmoi Policinë e Kosovës muajin e kaluar.
Më 23 janar, në Bistricë afër Leposaviqit, Policia e Kosovës kishte shtënë drejt një veture, e cila, siç u raportua, nuk ishte ndaluar për kontroll, por ka tentuar që ta shmangë postbllokun policor dhe ka goditur veturën e policisë.
Në veturë ishin dy persona nga komuniteti serb, të cilët, sipas Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë në mbi 100 vepra penale./arbresh.info/
On this Sunday, Lista Srpska and Petkovic were agitated by some reactions. The point is simple: with laboratories, drug traffickers and criminals being used as political tools, the false facade lasts no longer than until the next police action. 1/1 pic.twitter.com/ol0oued5Ia
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) February 12, 2023
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...