Përveç Ushtrisë së Kosovës, edhe ekipet e shpëtimit në Turqi po vazhdojnë me operacione për kërkim-shpëtim.
Me këtë rast, edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është duke bërë punë vullnetare në shpëtim të qytetarëve dhe gjetjen e viktimave nga rrënojat pas tërmetit të shkaktuar.
Të vendosur në njërën nga zonat më të prekura nga tërmeti në Turqi, Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, bashkë më pjesëtarët të vendosur në Hataya, po vazhdojnë më kërkim-shpëtim.
Mentor Maloku, në një deklaratë për RTK-në, ka dhënë detaje nga operacioni i sotëm dhe punës vullnetare që po bëjnë.
“Jemi në qytetin e Hataya-t, në epiqendër të tërmetit. Ne si shoqatë jemi munduar dhe do të mundohemi të japim maksimumin, qoftë në shpëtim jete ose në nxjerrje të trupave të qytetarëve” tha Mentor Maloku, nga SHKKSH
Po ashtu ai ka njoftuar për gjendjen aktuale atje, teksa shtoi se qyteti është i shkatërruar plotësisht, ku, pothuajse në çdo shtëpi ka një të vdekur.
Nga tërmetet në Turqi dhe Siri janë shkaktuar mbi 33 mijë viktima.
Sipas OBSh-se, numri i viktimave mund të dyfishohet.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?