Kryeministri i Kosovës. Albin Kurti në një intervistë për Euronews Albania ka folur për propozimin e planit franko-gjerman dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kurti theksoi se e pranoi propozimin franko-gjerman pasi pëlqen në të faktin se është i bazuar mbi vlera evropiane dhe universal.
Ai theksoi se nevojitet edhe një raund i ri negociatash për të arritur në marrëveshjen finale.
Pjesë nga intervista:
EN: Cfarë ka hap pozitivë në këtë marrveshje?
Albin Kurti: Kjo marrëveshje e propozuar nga BE dhe nuk bëhet dot marrëveshje pa u bërë edhe një raund negociatash nuk është marrëveshje finale.
EN: Pra mund të themi propozimi fillestar?
Albin Kurti: Padyshim mbase ai është emërtimi më i mirë. I ka 5 fjali preambulë dhe i ka 10 nene. Ajo çfarë mua më ka pëlqyer menjëherë në këtë tekst është fakti që është propozim evropian dhe demokratikë dhe është propozim i cili thirret në koncepte universale. Dekada me përplot dialog përpara se unë të bëhem kryeministër ishte një dekadë e cila për nga fryma e marrëveshjeve që realizoheshin në Bruksel por nuk zbatoheshin aq në Kosovë e Serbi ishte e ideologjisë së zgjidhjes së problemit. Pra ke një problem le ta konsiderojmë si fort të veçantë dhe le të përpiqemi ta zgjidhim me këtë rast ajo bëhej gjithnjë e më komplekse me një oqean të hollësive që bënte ta humbet çdo qytetarë për përmbajtjen. Tash kemi një propozim dy faqesh i dendur, me terma endogjenerike mirëpo konceptet janë universale sikur pavarësia, sovraniteti, integriteti territorial, sundimi i ligjit, vetëvendosja, demokracia, të drejtat e njeriut, paqja, siguria. Le të themi tullat mbi të cilat ndërtohet kjo godinë e këtij propozimi kanë karakter universal, jo të veçantë e partikular e madje sigluar për rajonin e Ballkanit. Ta zëmë më herët thuhej në gjykatën e apelit këtu duhet të jetë serb, në atë anë të lumit komandanti duhet të jetë serb këtej shqiptarë. Pra krijoheshin zgjidhje të cilat ishin shumë specifike dhe të pa qëndrueshme universalishtë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...