Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për Euronews Albania,ka thënë se ka presion ndërkombëtarë, që sipas tij, buron për shkak të frikës së përhapjes së luftës së Ukrainës edhe në Ballkan.
Një gjë të tillë, kryeministri Kurti, e tha ndërsa po fliste për çështjen e themelimit të asociacionit, u kthye edhe në kohë, duke thënë se ishte kritikuesi më i madh i propozimit të Ahtisaarit.
”Marrëveshja e asociacionit nëse është e veçantë, është se nuk e kaloi testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. E në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt”.
”Pra, verdikti i Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2015 ka thënë se në 7 kapitujt ka nene që nuk janë në përputhje me kushtetutën. Por, ky nuk është problemi i parë. Problemi i parë është se ne duhet ti rregullojmë çështjet e pakicave kombëtare në shtetet tona. Kjo thuhet në fjalinë e tretë të preambulës në propozimin e BE”.
”Tash ka modele të ndryshme për këtë gjë. Serbia pretendon se asosacioni është modeli i duhur por është interesante se këtë gjë e kërkon veç për Kosovën jo edhe për vete. Tash normalizimi i marrëdhënieve është normalizim i marrëdhënieve mes dy shteteve jo i një shteti me krahinën e vet qysh ka qenë para vitit 1989 por edhe pas vitit 1989”.
”Pra normalizimi i marrëdhënieve është normalizimi i dy njësive të pavarura andaj ne themi nëse Serbia ka një propozim për pakicat kombëtare në Kosovë me parimin e reciprocitetit duhet ta zbatoj edhe në Serbi. Përgjithësisht ka më shumë shqiptar në Serbi, se sa serb në Kosovë se shqiptar nuk ka vetëm në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc po ka shqiptarë edhe në Vran edhe në Beograd edhe në Vojvodinë ka edhe në vende të tjera ashtu sikurse edhe serb nuk ka vetëm në veri të Kosovës”.
”Unë e pranoj normalizim të marrëdhënieve pa trajtuar çështjen e pakicave kombëtare nuk mund të ketë”.
”Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në një vend janë ato që parandalojnë nacionalizmat hegjemonik e shovenist unë jam për parim të reciprocitetit”.
”Por, Beogradi asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të tregoj pse plani i Ahtisaari që është në thelb të kushtetutës sonë nuk mjafton. Martti Ahtisaari ish-presidenti Filandez ka fituar çminim Nobel për paqen. Tash nëse Serbia dëshiron më shumë se sa propozimi i Ahtisaari, që është me përplot me privilegje për serbët në Kosovë duhet të marr mundin e barrës së provës pse na qenka i mangët apo difektoz ky propozim”.
”Kurrë nuk e ka bërë këtë gjë. Nuk e pranon parimin e reciprocitetit dhe ne jemi në një situatë me të vërtet të vështirë. Para 15 vjetëve unë kam qenë kritiku më o madh i propozimit të Ahtisaari se më thanë se nuk bën që Kosova të shpallet shqiptare. Kosova u shpall e pavarur multietnike ndonëse se shqiptarë 93%, serb 4% dhe 3% etni të tjera”.
”Pra 93% shqiptarë, thanë nuk bën të shpallet shqiptarë tash kur kremtojmë 15 vjetorin na thonë duhet një asociacion mono etnik pra, njëetnik. Jo pra tash asociacioni i Komunave të Kosovës është multietnik. Pse u dashka të prishim rendin kushtetues edhe asociacionin ekzistues në komunat e Kosovës me një asociacion mbi baza etnike kur mbi baza etnike nuk na lejuan ta shpallim pavarësinë këtu e 15 vjet përpara faktorët ndërkombëtarë”.
”Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme”.
”Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë. Dhe për të qenë edhe më e kollajshme për neve na e bëri presidenti i Serbisë Vuçiq i cili ironikisht me datën 10 dhjetor të vitit të kaluar pra në ditën e të drejtave të njeriut i dërgoj letër 5 shteteve mosnjohëse edhe presidentëve edhe kryeministreve dhe ju tha ‘’mos e pranoni aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE’’ që unë e dorëzova 5 ditë më vonë në Pragë”.
”Pra pika 14 e marrëveshjes më të dashur që ka presidenti i Serbisë ajo 19 prillit 2013 thotë se Serbia dhe Kosova nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin europian, pra ai insiston në një marrëveshje që vet e shkeli para dy muajsh”.
”Argumentet janë në anën tonë, ekziston një presion ndërkombëtarë që për bindjen time buron më së shumti nga frika e përhapjes së luftës së Ukrainës edhe në Ballkan. Unë besoj se prej kësaj vjen më së shumti se nga kongresi i Berlinit 1878 nuk ka asnjë luftë që ka ndodhur në Europë që nuk është zhvilluar edhe në Ballkan. Pra ne Ballkani nuk është se nuk marrim pjesë në luftërat europiane”.
”Kjo është e para e tillë dhe kancelaritë perëndimore janë të brengosura se do të ketë një përhapje të asaj lufte edhe në Ballkan. Dhe këtu dëshirohet të ketë një marrëveshje të ketë një lloj normalizimi vetë e vetëm të mos jetë kjo e ankthit që lufta mund të përhapet edhe këtu”.
”Por, unë besoj që siç na ka treguar historia luftërat nuk vijnë më shumë nga mosmarrëveshjet se sa vijnë nga marrëveshjet e këqija andaj ne na duhet një marrëveshje e mirë”.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë