Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pasi sot Policia e Kosovës ka shkatërruar tre laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut.
Operacioni policor ishte i koduar me ermin “Shpata” dhe u realizua në tri lokacione të ndryshme.
Rizvanolli përmes një postimi në Twitter u shpreh se kjo është arsyeja pse pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet.
“Kjo është arsyeja pse faturimi dhe pagesa e energjisë elektrike në komunat veriore kundërshtohet, JO nga qytetarët tanë atje, por nga bandat kriminale, biznesi i paligjshëm i të cilave po lulëzon me energji elektrike të vjedhur dhe që janë (të lidhura me) strukturat e kontrolluara nga Serbia dhe trajtohen si heronj në Serbi”, ka shkruar Rizvanolli./arbresh.info/
Our citizens in the northern municipalities deserve better. They deserve a normal life, just like other citizens in the rest of 🇽🇰, free of oppression & crime. Payment of ⚡️& 💧will enable investment which was not allowed by illegal structures to date.https://t.co/SsP8XcBHV1 https://t.co/kqvABIXZea
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) February 12, 2023
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës