Kosova këtë fillim vit ka 14 anesteziologë më pak se vitin e kaluar.
Aktualisht brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), janë vetëm 45 anesteziologë.
Këtë e ka konfirmuar për “Arbresh.info”, Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv, Gazmend Spahija.
Ai, thotë se QKUK-ja është në krizë për anesteziologë. Sipas tij, vetëm në vitin 2022, 11 anesteziologë e kanë ndërpre kontratën me QKUK-në.
“Po, QKUK është në krizë për mungesë të anesteziologëve. Aktualisht në QKUK punojnë 45 anesteziolog. Për funksionim normal të 47 njësive punuese dhe katër njësive ku kryhen shërbimet 24 orëshe do të duhen 120 anesteziolog. Nga viti 2020 kontratën me QKUK-në e kanë ndërprere 18 anesteziolog (vetëm ne vitin 2022, 11 janë larguar), katër anesteziologë janë pensionuar dhe dy fatkeqësisht kanë ndërruar jetë”, shprehet Spahija.
Mungesë e anesteziologëve të specializuar
Ai, shton se ShSKUK që nga vitit i kaluar do të hapte konkursin, por nuk ka specialist të anesteziologjisë të pa punë.
“Fatkeqësisht nuk ka specialist të anesteziologjisë, të cilët janë të papunësuar, sepse konkursi do të hapej që vitin e kaluar”, thotë Spahija.
Përveç anesteziologëve, ka mungesë edhe të shtretërve
Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, Hajriz Rudari, për “Arbresh.info” thotë se kanë vetëm një anesteziolog në ketë klinikë.
“Po është e vërtet që kemi mungesë të anesteziologëve. Ne kemi vetëm një anesteziolog që faktikisht tre është dashtë pasi kemi tre salla operimi e dy gjithqysh është dashtë të jenë”, tregon Rudari.
Sipas Rudarit, përveç mungesës së anesteziologëve klinika e Kirurgjisë Vaskulare po përballet edhe me mungesë të shtretërve.
“Për momentin problem kemi mungesën e anesteziologëve duke i shtuar edhe mungesën e shtretërve (po të kishte anesteziolog) sepse jemi e vetmja Qendër referente në terë Kosovën ku kemi 24 shtretër për hospitalizim”, thotë ai.
Ai tregoi edhe intervenimet të cilat kryhen në këtë klinikë.
“Kështu që ne përveç venave trajtojmë edhe rastet që kanë me prioritet se venat. Nëse nuk trajtohen mund te vije deri te rreziku përveç ekstremitetit edhe për jetën siç janë: Mbyllja e arterieve periferike te ekstremiteteve. Pastaj zgjerimi i aortës abdominale. Ngushtimi i arterieve të qafës si dhe komplikimet e diabetit-shputën diabetike. Pastaj fistulat arteriovenoze për pacientët për dializë”, shprehet Rudari.
Çka po bënë Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje?
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se kjo situatë është brengosëse.
Sipas Vitisë, Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë po mundohen të gjejnë edhe mënyra tjera që t’i bindin të qëndrojnë në sektorin publik.
“Ikja e anesteziologëve nga vendi është më se e vërtetë dhe është jashtëzakonisht brengosëse. Për këtë problematikë ne jemi munduar që në raport me koeficientet e pagave, punëtorët shëndetësorë kanë përfituar më së tepërmi dhe kjo është ajo që po bëjmë për t’i bindur ata për të mos u larguar nga QKUK-ja. Ne gjithashtu kemi bërë një rregullore për ata qe vendosin te punojnë vetëm në shëndetësinë publike ku kemi paraparë shtesa extra më të mëdha për ta, përvoja e punës dhe pas kalimit të Ligjit të Pagave, një mjeku specialist nëse punon vetëm në ShSKUK mund t’i shkojë paga deri në 1 mijë e 700 apo 800 euro në muaj”, ka thënë Vitia në një konferencë për media të mërkurën pas mbledhjes së Qeverisë.
Ndryshe, me publikimin e detajeve për koeficientin e pagave, i cili është 105 euro për vitin 2023, janë bërë të ditura pagat edhe për sektorin e Shëndetësisë.
Drejtori i SHSKUK-së do të gëzojë rrogë në vlerë 1470 euro. Një mjek specialist do ta ketë rrogën 1260 euro. Mjeku i përgjithshëm do të paguhet 777 euro. Kryeinfermieri do të ketë pagë 672 euro, ndërsa infermierët nga 588 deri në 535.5 euro. /Vjollca Gajraku/arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend