Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar për pozitat e lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike dhe ka ftuar qytetarët që të aplikojnë.
Kurti ka thënë se fton veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura “për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme”.
Ky është njoftimi i plotë i kryeministrit:
Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve.
Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave.
Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal.
Andaj, ftojmë të gjithë, veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë, që të aplikojnë në konkurset e hapura për të realizuar këtë potencial dhe për t’i rikthyer ndërmarrjet tona publike në kontribues të zhvillimit ekonomik dhe të mirëqenies së gjithmbarshme. /arbresh.info/
Rumania përballet me rrezikun e përmbytjeve
Kurti: Vitin e ardhshëm do të nënshkruhet Marrëveshja për ba...
Kuvendi Komunal i Prishtinës thërret mbledhje të jashtëzakon...
Ish-lojtari i Man Utd zbulon se si iu desh të largohej nga k...
“Kosova dhe Çekia me marrëdhënie shumë të mira bilater...
Gërvalla bën homazhe tek varrezat e vëllezërve Bytyqi në New...