Blend Zymi publikon dokumentin e një skandali që implikon drejtorin e Urbanizmit në Komunën e Podujevës

11:26 | 11 Shkurt 2023
A. B.

Blend Zymi dhe Visar Geci, përmes disa postimeve në llogaritë e tyre personale në “Facebook”, kanë paralajmëruar disa skandale që kanë ndodhur në Komunën e Podujevës, përkatësisht në Drejtorin e Urbanizmit nga drejtori i këtij dikasteri, Leutrim Krasniqi.

Sipas tyre bëhet fjalë për ndërtimin e shtëpizave malore tek Liqeni i Batllavës, shkruan arbresh.info

Për të ndërtuar diçka tek kjo pjesë e Podujevës, duhet leja nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore qe është dikaster në Ministrinë e Mjedisit.

Para se kjo leje të lëshohet, këtij autoriteti i intereson Plani Urbanistik i Komunës përkatëse, se a do të shfrytëzohet ajo pjesë për ndonjë projekt nga Komuna e Podujevës.

Përmes këtij shkrimi, thuhet se Zymi ka pyetur Komunën e Podujevës ‘’Informatë mbi Planin Urbanistik “, për tu informuar se a ka komuna ndonjë projekt në atë zonë.

Sipas tij, përgjigjja e kthyer nga Komuna nuk kishte asnjë lidhje me atë se çfarë i kanë pyetur.

“Kur ja kemi bo pyetjen na kanë kthyer përgjigje qe lidhje nuk ka pas me pyetjen tone. Mandej pasi kemi fol gojarisht me ta ne komunë, na kanë jep përgjigje tjetër. Mbas 3-4 dite, me datën e njëjtë me numër protokolli të njëjtë, por përgjigje ndryshe”, shkroi ai.

Tutje, Zymi shtoi se këto përgjigje kanë qenë tendencioze, pasi që përgjigjet e tilla nuk i plotësojnë kushtet për aplikimin e lejes së ndërtimit dhe ‘gisht’ në këtë ka Leutrim Krasniqi, Drejtor i Urbanizmit.

“Kjo ka qenë tendencioze që mos me mujt ne me apliku në Ministri sepse ajo përgjigje nuk i plotëson dokumentet për të aplikuar për kushte të ndërtimit. E krejt këtë e ka bërë drejtori urbanizmit Leutrim Krasniqi”, deklaroi Zymi.

Më poshtë mund t’i shihni dokumentet, ku Blend Zymi thotë se janë nxjerrë në ditë të ndryshme por kanë datat dhe numrin e protokollit të njëjtë.

Postimi i tyre i plotë pa ndërhyrje:

Vepra penale e rradhës nga drejtori i urbanizmit i komunes se Podujeves Leutrim Krasniqi

Parase me apliku per Kushtet Ujore ne Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës respektivisht ne ARPL, se pari duhet nxjerr dokumentin “INFORMATE MBI PLANIN URBANISTIK” ne Komune. Dmth kërkohet nga komuna me na tregu a ka ndonje plan/projekt ne filan parcele? Mos rastesisht ka planifiku me ba rruge, shkolle, a ckado tjeter; dhe detyra e komunes asht me na tregue PO ose JO, QAQ!

Lexojeni me vemendje se cfar dokumenti leshon Leutrim Krasniqi!

Se pari leshon dokument ku shkruan: “nuk lejohet ndertimi i villave”, hiq pa e pyt kerkush per at’ pune! Plus osht jasht kompetencave te veta me tregu a lejohet apo nuk lejohet pasiqe ARPL osht pergjegjese per ato zona!

Masi jemi anku na ka than merrne dokumentin me veti e hajde ja u leshoj njo tjeter (se e ka pa mutin qe e ka ba). Kjo pune 4 dite masi e ka
leshu at’ dokumentin e pare.

Une paraprakisht e kom skenu se mu duk i dyshimt… Kur ja kem dergu e ka marr e ka qkye edhe na ka dhan tjetrin dokument.
Kur pe shoh, dy dokumentet nr e njejt te protokollit edhe daten e njejt!

Kjo asht VEPER PENALE!

Edhe nese “gabohet” komuna detyrohet me shfuqizu at’ dokument sipas ligjit e jo 2 dokumente te ndryshme me date dhe nr. te protokolit te njejt me i leshu! /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme