Mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva do vazhdojë karrierën e tij në Londër.
Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e londineze ka arritur marrëveshje të plotë me Thiago Silvan për të nënshkruar një kontratë të re.
Chelsea dhe Silva kanë marrëveshje verbale për rinovim të kontratës deri në muajin qershor të vitit 2024, ku mbrojtësi brazilian do ta vazhdojë të ardhmen në Londër.
Drafti i marrëveshjes së re është duke u përgatitur pasi që lojtari dha dritën e gjelbër për ta rinovuar kontratën me ‘Blutë’.
Kontrata do të nënshkruhet së shpejti, dhe Silva do të jetë njëri nga liderët e skuadrës së Chelseat brenda dhe jashtë fushës në sezonin 2023/24./
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...