Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimet për hapjen e zyrave noteriale në Malishevë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Kaçanik dhe Istog.
Përmes një shkrimi në Facebook, Ministria e Drejtësisë tha se ka përzgjedhur gjashtë noterë të cilët operojnë në komunat e tjera, por që tashmë përkohësisht do të ofrojnë shërbime edhe në komunat e lartcekura.
“Me ndryshimet në Ligjin për Noterinë është krijuar mundësia e hapjes së zyrave noteriale nga noterët ekzistues, prej të cilëve i kemi zgjedhë gjashtë, ashtu që të njëjtit, përveç zyrave në territorin e komunës ku janë emëruar, të ofrojnë shërbime noteriale edhe në gjashtë komunat pa noterë për të cilat i kemi caktuar”, ka shkruar Haxhiu.
Noterët do të ofrojnë shërbime një ose dy ditë në javë në komunat e mbetura pa noterë pa ndërprerë së funksionuari zyrat noteriale në territorin ku janë të emëruar.
“Noterët e caktuar për qëllimin e ofrimit të shërbimeve noteriale në territorin tjetër, pa ndërprerë së funksionuari zyrat noteriale në territorin ku janë të emëruar, do të ofrojnë këto shërbime të paktën një ose dy ditë në javë dhe kjo do të vlejë për periudhën kalimtare deri në kompletimin e shërbimit noterial në komunat e mbetura pa noterë”, ka shtuar ajo.
Tutje, Haxhiu ka thënë se kjo zgjidhje optimale do të lehtësojë në masë të madhe qasjen e qytetarëve në ofrimin e shërbimeve noteriale dhe do të mënjanojë shpenzimet e udhëtimit në komunën tjetër, si dhe vështirësitë e tjera, pasi që këto shërbime nga tash e tutje do t’ju ofrohen në komunën e tyre. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...