Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”, ka hyrë një tjetër zarf. Kësaj radhe ky zarf është për katër banorë, Luizin, Oltën, Armaldon dhe Kristin.
Që të katërt herë pas here kanë diskutuar haptazi në lidhje me nominimet, për të cilat Vëllai i Madh u ka kërkuar që në fillim që të mos flasin.
Për këtë arsye është vendosur që të 4 banorët të penalizohen, por që dënimi për to do të bëhet i ditur ditën e nesërme gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP2”.
“Jemi në ditën e 48 të Big Brother VIP dhe disa prej jush vazhdojnë të injorojnë një nga rregullat kryesore të këtij formati, duke diskutuar haptazi nominimet, të cilat Vëllai i Madh iu ka kërkuar që në krye të herës të mbeten të fshehta.
Për këtë arsye, Olta, Luiz, Armaldo dhe Kristi, do të penalizohen. Nesër gjatë spektaklit Vëllai i Madh do iu njoftojë për masat që ka vendosur të marrë ndaj jush”, shkruhet në zarfin e zi që e lexoi Armaldo.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...