Bashkësia Islame e Kosovës sot ka organizuar aksion për mbledhjen e mjeteve financiare për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
BIK ka bërë me dije se ky aksion është organizuar pas faljes së namazit të xhumasë.
“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, u organizua aksioni për mbledhjen e mjeteve financiare për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet që goditën ditëve të fundit disa zona të Turqisë dhe të Sirisë”, është thënë në njoftimin e BIK-ut. /arbresh.info/
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin ...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës