Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 16-vjetorin e vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, ka thënë se në protestën e 10 shkurtit UNMIK-u pat shfrytëzuar autoritetin ndërkombëtar duke vrarë Monin, Arbenin dhe duke plagosur 80 persona.
Kurti theksoi se protesta u bë për shkak se në planin e Ahtisaarit janë paraparë komunat e reja me baza etnike dhe shumë disfavore tjera për Kosovën.
“Ne ishim të pakënaqur atëherë sepse ishim të bindur që Kosova meriton më shumë dhe s’duron padrejtësitë. Sepse aty kishte komuna të reja me baza etnike, autonomi për manastirt, e drejta e vetos së deputetëve serbë në kuvend, pjesëmarrja e Kosovës në borxhet e jashtme të Serbisë.
132 plumba u shpërndanë nga UNMIK-u në momentet kur asgjë nuk shihej nga gazi lotsjellës. Moni dhe Arbeni u vranë, 80 protestues tjerë u plagosën. Pra, UNMIK-u shfrytëzoi autoritetin ndërkombëtar që e kishte”, tha Kurti në fjalimin e tij.
Tutje, Kurti para familjarëve të të ndjerëve theksoi se për shkak të kësaj pakoje edhe sot po diskutohet “Zajednica”, të cilën e kërkon Serbia dhe jo serbët e Kosovës.
“Edhe sot, kurrë nuk ka qenë më e diskutuar nëse ja kanë vlejtë komunat me baza etnike në atë pako, prandaj Beogradi kërkon me ngulm Zajednicën. Këtë s’e dojnë serbët e Kosovës po Serbia. Te serbët në Kosova s’ka pluralizëm politik, kjo po lind me Qeverinë tonë, prandaj Serbia është në panik, duan ta shpallin një kryetar Zajednice dhe me të ta shkelin ministrin serb në kosovë”, tha Kurti.
Në fund, Kurti theksoi se dëshira për të vetëvendosur në Kosovë paguhet me jetë, dhe kjo jetë, ia vlene vetëm me vetëvendosje./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...