“Je personi i parë që ia dhuroj”, çfarë i dha kaq të veçantë Luiz Ejlli Kiarës brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”

13:01 | 10 Shkurt 2023
A. B.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”. Këngëtari e ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores që ditët e para që ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa ditët kalonin, Luizi thoshte se e donte, edhe pse Kiara nuk i kishte dhënë asnjë shpresë se mund të kishin diçka bashkë. Por Ejlli arriti që ta bënte për vete dhe Tito i dhuroi puthjen që ai aq shumë e priste, duke zyrtarizuar kështu edhe romancën e tyre.

Së fundmi, Luizi ka bërë një gjest mjaft të bukur për Kiarën, duke i dhuruar varësen me kryq që gjithmonë e mbante në qafë. Teksa ishin të shtrirë në krevat, këngëtari e heq dhe ia jep moderatores.

“Këtë kryqin që e mbaj në qafë unë, nuk e kam hequr kurrë dhe nuk ia kam dhënë askujt. E gjeje kujt dua me ia dhënë”, thotë Luizi, i cili e heq dhe ia jep Kiarës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme