Google ADS

Motra e Arben Xheladinit: Shpresojmë për drejtësi, edhe pas kaq viteve, shpresojmë se do të vijë një ditë

12:39 | 10 Shkurt 2023
A. B.

Me rastin e 16-vjetorit të vrasjes së Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministrat e Qeverisë që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë homazhe te varri i Monit dhe Arbenit.

Bashkë me Kurtin e Konjufcën ishin edhe ministrat e Qeverisë Kurti si: Xhelal Svecla dhe Arbërie Nagavci, bashkë me kryetarët Shpejtim Bulliqi dhe Alban Hyseni dhe deputetë të Kuvendit nga VV-ja.

Motra e Arben Xheladinit, Shqipja tha se edhe pas 16 vitesh shpresojnë për drejtësi.

“ Sot është 16-vjetori i Arbenit, është dhimbje shumë e madhe dhe nuk ka fjalë që e përshkruan këtë ditë. Ne shpresojmë për drejtësi, edhe pas kaq viteve, shpresojmë se do të vijë një ditë, tha Shqipja para mediave. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme