16 vjet nga protesta e 10 shkurtit ku humbën jetën dy persona

07:34 | 10 Shkurt 2023
Vjollca Gajraku

Shënohet sot përvjetori i 16-të i protestës së 10 shkurtit 2007.

Në nderim dhe kujtim të protestës së 10 shkurtit 2007, Lëvizja Vetëvendosje sot organizon disa aktivitete.

Sipas një njoftimi Lëvizja Vetëvendosje, sot duke filluar nga ora 10:30, do të bëhen homazhe te varri i Mon Balajt në Podujevë, ndërsa në ora 12:00, do të bëhen homazhe te varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

Ndërsa në ora 12:40, do të bëhen homazhe te pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në bulevardin “Nënë Tereza”.

Ky shënim i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit, ku pritet të filloj nga ora 14:00 në

Ish-salla e ASK-së

Kujtojmë se në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, si dhe disa të tjerë mbetën të plagosur./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme