Sali Berisha ka dhënë idenë e tij mbi planin franko-gjerman, plan që ka tensionuar skenën politike në Kosovë dhe Serbi.
Gjatë një takimi me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, Berisha tha se një marrëveshje e mirë që e respekton Kushtetutën është interesi i Kosovës.
Berisha vlerëson se plani franko-gjerman duket sikur parashtron një zgjidhje të mirëpritur për Kosovën, por edhe rajonin: “Po ky plan duhet të parashikojë heqjen nga Kushtetuta e Serbisë të Preambulës ultranacionaliste që përcakton Kosovën si pjesë të Serbisë”.
Por, nuk është vetëm kjo jetike, sipas Sali Berishës, i cili thekson se Asosacioni që nuk duhet kundërshtuar është ai që përputhet me Kushtetutën e Kosovës. I tillë (kushtetues) është ai që nuk njeh kompetenca ekzekutive komunave me shumicë serbe: “Sikundër një Asosacion që krijon struktura me fuqi ekzekutive është i rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin në të cilin minoritetet janë të pranishme dhe më numerike se sa pakica serbe në Kosovë. Nuk duhet harruar kurrë se “baruti” i fuçisë së rajonit tonë është ultranacionalizmi i verbër serb”.
Ata ranë dakord që Ballkani nuk mund t’i lejojë vetes kurrësesi një “Republika Srpsksa ” të dytë dhe se përballë spirales të ultranacionalizmit serb, faktori shqiptar duhet të jetë sa më i bashkuar.
Berisha shtoi se ekspansioni serb nisi me projektet e korrigjimit të kufijve e më pas me Ballkanin e Hapur, projekte për të cilat Berisha bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për marrëveshje me Presidentin serb Alexander Vuçiq. /a2news
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...
Komisioni Disiplinor i FFK-së merr masa për futbollistët që ...
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...