Google ADS

Kurti për Byronë Shtetërore: Konfiskimi i pasurisë që nuk justifikohet, është drejtësi

21:32 | 9 Shkurt 2023
E.H

Sot, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë, përcjell arbresh.info.

“Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë i Kurtit:

Hap pas hapi drejt Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme

Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre.

Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme