Ka nisur takimi joformal i ambasadorit të ShBA-së, Jeffrey Hovenier, me pjesëmarrësit të cilët në një takim të mbajtur më 31 janar nga Ambasada e ShBA-së kanë biseduar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në rezidencën e ambasadorit Hovenier, ku edhe po mbahet takimi kanë arritur ambasadorë të tjerë të akredituar në Prishtinë, disa përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë muajin e kaluar organizoi një diskutim me zyrtarë shtetërorë, liderë politikë, diplomatë e organizata të shoqërisë civile, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ambasadori Hovenier ka kërkuar nga Qeveria që ta ofrojë vizionin e saj për Asociacionin, siç ka thënë ai, i cili mbron të ardhmen e Kosovës si shtet sovran, të pavarur, multietnik dhe demokratik.
Së fundmi, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar angazhimin e tyre që të shtyjnë palët drejt një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve.
Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog nën ndërmjetësimin e BE-së – proces që ka mbështetjen e SHBA-së – që nga viti 2011.
Ky proces synon normalizimin e plotë të raporteve, përmes një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.
Por, palët kanë qëndrime të ndryshme sa i përket përfundimit të negociatave.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...