IKD mban nesër konferencë për media

15:45 | 9 Shkurt 2023
K.B

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Rockefeller Brothers Fund (RBF), më 10 shkurt 2023 (e premte), nga ora 10:00, në Hotel Sirius,  do të mbaj  konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti me titull “Planifikimi (Jo) adekuat i Qeverisë”, i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me përmbushjen e Programit Legjislativ për vitin 2022, thuhet në njoftimin për media. /arbresh.info/

Agjenda:

10:00 – 10:05 Hapja dhe moderimi i konferencës

z. Ehat Miftaraj, Drejtor Ekzekutiv – Instituti i Kosovës për Drejtësi

10:05 – 10:15 z. Naim Jakaj, Hulumtues – Instituti i Kosovës për Drejtësi

znj. Eranda Zekaj, Hulumtuese – Instituti i Kosovës për Drejtësi

10:15 – 10:20 Pyetje nga gazetarët

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme