Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se ky është një hap i madh për kthimin e pasurisë së përvetësuar paligjshëm nga zyrtarët publikë tek qytetarët dhe institucionet tona.
“Sapo miratuam në lexim të dytë Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky është një hap i madh për kthimin e pasurisë së përvetësuar paligjshëm nga zyrtarët publikë tek qytetarët dhe institucionet tona”, ka shkruar ai.
Tutje ai shkruan se me miratimin e këtij Projektligji plotësohet një premtim shtesë i Qeverisë Kurti. /arbresh.info/
lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/miratohet-ligji-per-byrone-shteterore-per-verifikimin-dhe-konfiskimin-e-pasurise/
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë