Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Udhëheqësi i Operacioneve të Bankës Evropiane për Investime për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Matteo Rivellini, kanë nënshkruar sot marrëveshjen financiare të financimit shtesë për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministrisë, kjo marrëveshje ka vlerë 38 milionë euro dhe synon rehabilitimin e 139 km të linjës hekurudhore, përkatësisht në sinjalistikë dhe telekomunikacion.
“Ky projekt pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e shpejtësisë së udhëtimit dhe ngritjen e kapaciteteve për pasagjerë dhe mallra. Gjithashtu, investimet në linjën hekurudhore pritet të çojnë në një zhvendosje modale nga transporti rrugor në atë hekurudhor, si dhe të kontribuojnë në ndërlidhjen dhe integrimin e transportit rajonal në Korridorin Orient/Lindje-Mesdhe. Projekti veçse ka financim të siguruar, në vlerë mbi 137 milionë euro, nga të cilat rreth 56 milionë janë grant nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor, ndërsa kjo marrëveshje e ngrit financimin e siguruar për këtë projekt në mbi 175 milionë euro”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...