KGJK i propozon Presidentes 29 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore

13:11 | 9 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), i ka propozuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, 29 kandidatë për gjyqtarë në Gjykatat Themelore në vend.

Në njoftimin e KGJK-së për media, thuhet se këtë gjyqtarë janë nga të gjitha gjykatat themelore brenda Kosovës, përcjell arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

KGJK i propozon Presidentes së Republikës së Kosovës 29 kandidatë për gjyqtarë në gjykatat themelore, ndërsa një kandidat nuk është propozuar për dekretim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pas zhvillimit të procedurave të rekrutimit, i propozon Presidentes së Republikës së Kosovës, kandidatët për tu emëruar gjyqtarë në gjykatat themelore, si në vijim:

Shaban Prekalla, në Gjykatën Themelore Prishtinë;

Avni Berisha, në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega Rahovec;

Fisnik Gashi, në Gjykatën Themelore Prishtinë;

Driton Ahmeti, në Gjykatën Themelore Ferizaj;

Qendresa Tahiri – Islami, në Gjykatën Themelore Mitrovicë;

Bajram Cacaj, në Gjykatën Themelore Pejë, dega Deçan;

Blerta Kelmendi, në Gjykatën Themelore Pejë;

Florid Hasku, në Gjykatën Themelore Gjakovë;

Adem Krasniqi, në Gjykatën Themelore Prizren, dega Suharekë;

Driton Sadiku, propozohet në Gjykatën Themelore Gjakovë;

Shqipron Sedolli, në Gjykatën Themelore Prizren, dega Suharekë;

Lirika Sylaj, në Gjykatën Themelore Pejë dega Istog;

Astrit Gashi, në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Gllogovc;

Leart Rexhaj, në Gjykatën Themelore Mitrovicë;

Nderim Musa, në Gjykatën Themelore Mitrovicë;

Marigona Lajqi, në Gjykatën Themelore Mitrovicë;

Gentiana Shabani – Haziri, në Gjykatën Themelore Prishtinë;

Adelina Jusufi, në Gjykatën Themelore Prishtinë, dega Podujevë;

Driton Nocaj, në Gjykatën Themelore Pejë;

Blerina Kurtaj, në Gjykatën Themelore Gjakovë;

Petrit Curri, në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega Malishevë;

Arlind Sharani, në Gjykatën Themelore Prizren;

Leotrim Gashi, në Gjykatën Themelore Mitrovicë, dega Vushtrri;

Albana Ukshini, në Gjykatën Themelore Prishtinë;

Hatixhe Begaj, në Gjykatën Themelore Gjakovë, dega Malishevë;

Mersiha Calakovic, në Gjykatën Themelore Mitrovicë;

Aferdita Prenaj, në Gjykatën Themelore Prishtinë;

Vlerona Maliqi, në Gjykatën Themelore Mitrovicë dhe

Agron Karatash, në Gjykatën Themelore Prizren.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme