Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka shpërndarë sot pamje nga operacioni i kërkim-shpëtimit gjatë natës i ekipit shqiptar në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi.
Peleshi ka thënë se edhe pse në kushtet të vështira atmosferike, ekipi shqiptar është i vendosur për të vazhduar operacionion.
“Ka vazhduar pa ndërprerje gjatë gjithë natës operacioni i kërkim-shpëtimit. Edhe pse në kushte shumë të vështira atmosferike, ekipi ynë është i vendosur për t’iu gjendur pranë njerëzve të goditur nga fatkeqësia”, ka thënë Peleshi.
“Krenarë për punën e ushtarakëve tanë që në këto momente kaq tragjike për Turqinë mike, gjenden në frontin e parë të ndihmës dhe shpëtimit”, shton ministri./arbresh.info/
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen