Abdixhiku thërret seancë të jashtëzakonshme për dialogun: Kurti e ka devijuar dialogun

12:14 | 9 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Duke komentuar fjalën e kryeministrit Kurti në lidhje me propozimin evropian, Abdixhiku ftoi gjithë deputetët që t’i mbledhin nënshkrimet dhe të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme.

Abdixhiku gjithashtu tha se Kurti e ka pranuar një marrëveshje që s’e ka njohjen reciproke në qendër dhe kjo sipas tij, është devijim i dialogut.

“Ky ka pranuar që nga një marrëveshje finale të pranosh një marrëveshje që nuk është finale dhe ky është një devijim i dialogut. Po negocion për një marrëveshje që njohjen nuk e ka në qendër dhe ky është një devijim i rëndë. Në këtë marrëveshje nuk dhe përgjigje as për dëmet, pra ju nuk po tregoni se çfarë do të bëhet, por e ke pranuar një dokument, si mund ta pranosh një dokument që as nuk është për marrëveshje finale dhe as për njohje në qendër”, tha Abdixhiku./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme