Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropan për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka konfirmuar se në samit, do t’i informojë shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve të Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Para nisjes se takimit te liderëve, Borell ka paralajmëruar se para presidentëve dhe kryeministrave evropian, do të prezentojë vlerësimet rreth situatës në dialog, kontaketeve që ai i ka dhe zhvillimet e fundit lidhur me planin e ashtuqujatur franko-gjerman.
“Propozimi është në tryezë. Unë i kam bërë thirrje të dy liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të kthehen në Bruksel – së shpejti, pas disa javësh – në mënyrë që të shtyjnë patjetër këtë propozim. Dhe unë do t’u kërkoj liderëve një mbështetje të fortë për të shmangur çdo lloj përshkallëzimi, dhe do t’u kërkoj që të punojnë seriozisht në këtë propozim, që është e vetmja mënyrë për të provuar zgjidhjen dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Borell, duke vlerësuar se ka ardhur koha për depërshkallëzim dhe për angazhim konstruktiv.
Ndryshe çështja e dialogut mbi normalizimin e marrëdhënëieve në mes të Kosovës e Serbisë është përfshirë në momëntin e fundit në agjendën e samitit që zhvillohet sot e nesër në Bruksel.
Në këtë rrafsh pritet që liderët e shteteve të Bashkimit Evropian të miratojnë edhe konkluza nëpërmjet të cilave do nënvizohet nevoja urgjente për përparim në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut. Gjithahstu pritet që të mbështetet plani për dialog.
“Këshilli Evropian mirëpret propozimin e fundit evropian për të vendosur marrëdhëniet midis të dyja palëve në një bazë të re dhe të qëndrueshme si një shans historik që duhet të shfrytëzohet nga të dyja palët, duke përfshirë edhe realizimin e perspektivës së tyre evropiane”, thuhet në draftin e konkluzave të cilat do miratohen më vonë nga ana e liderëve të BE-së.
Në konkluza do të përmendet kërkesa dërguar palëve që siç thuhet- “plotësisht dhe pa kushte” të zbatojnë të gjitha detyrimet për të cilat janë zotuar në kuadër të dialogut, përfshirë këtu edhe marrëveshjen për krimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë./rtk
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?