Konjufca: Serbia, me Asociacion do autonomi në Kosovë, s’do t’ia japim kurrë

23:34 | 8 Shkurt 2023
E.H

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia në Kosovë kërkon autonomi territorial përmes Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai tha se një gjë të tillë, Kosova nuk do t’ia lejojë kurrë Serbisë, pasi sipas tij, një gjë e tillë është e pamundshme.

“Pozicioni i Serbisë është autonomi territoriale në Kosovës. Ne kurrë nuk do t’ia japim atë, kurrë. Nuk është e mundshme kjo, a kupton? Është pak banale me thënë, në kuptimin absolut universal, është e pamundshme të gjendet një formë asociacioni. Ne kemi bre asociacion të komunave në Kosovë”, është shprehur Konjufca në T7.

Tutje, Konjufca tha se një asociacion në bazë të negociatave Kosovë – Serbi, nuk do të bëhet kurrë, pasi siç tha, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e pranon një Asociacion pa kompetenca joekzekutive.

“Asociacioni si formë e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës, kurrë nuk ka me u bo. Vuçiqi nuk e pranon një Asociacion jo-ekzekutiv, Kosova nuk e pranon një Asociacion me kompetenca ekzekutive”, është shprehur Konjufca.

I pari i kuvendit tha se Kosova ka garanci ndërkombëtare që Asociacioni njëetnik dhe me kompetenca ekzekutie nuk mund të bëhet në Kosovë.

“Por, ata po thonë shko fol me Vuçiqin”, u shpreh ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme