Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë që tha se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, dhe një përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës.
Ministria e Jashtme ruse tha se ua ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Rusi 77 shtetasve amerikanë.
Lista përbëhet nga 33 guvernatorët e shteteve të SHBA-së dhe një mori zyrtarësh të tjerë shtetërorë dhe federalë të rangut të mesëm.
Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur.
Sot janë në fuqi një varg sosh – nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare.
Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare.
Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi.
Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...