Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me demokratët e degëve 8 dhe 10.
Gjatë fjalës së tij në këtë takim, kryedemokrati Berisha ka dhënë disa udhëzime për protestën e datës 11 Shkurt të thirrur nga opozita.
Kryedemokrati Berisha ka theksuar se duhet bërë gjithçka për protestën që sipas tij do të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria dhe Tirana ndër dekada teksa ka shtuar se këtë protestë po e presin shqiptarët nga të 4 anët e botës kudo ku janë.
Sali Berisha: Duhet të shpëtojmë vendin. Të shpëtojmë Shqipërinë dhe pluralizmin. Edi Rama do të marrë atë që meriton. Ne duhet ta bëjmë atë një shqiptar të mallkuar për Shqipërinë. Ndaj dhe këto 2 ditë që kanë mbetur pavarësisht nga kushtet klimaterike, të bëjmë gjithçka për protestën më të fuqishme që ka njohur Tirana dhe Shqipëria ndër dekada. Këtë protestë presin shqiptarët nga të 4 anët e botës kudo që janë.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha është shprehur se deputetët e PD-së nuk ikin nga Parlamenti teksa ka shtuar se pavarësisht të gjithave, Parlamenti do të funksionojë si brenda, ashtu edhe jashtë tij.
Sali Berisha: Bëjnë gjithçka që ne të ikim nga Parlamenti, por ne nuk ikim nga Parlamenti, nuk jemi ata që ikim ne. Ky ka shndërruar Parlamentin në një turp që nuk ka ekzistuar kurrë. Ne në Parlament do të qëndrojmë me të gjithë forcën tonë. Parlamenti ka nevojë për praninë e qytetarëve, do të bëheni gati në çdo rast. Parlamenti do të funksionojë brenda dhe jashtë. Parlamentin nuk mund ta shuajë ata. Parlamenti është shtyllë. Kjo është situata, ndaj dhe duhet të marrim çdo masë. Opozitë do të thotë sakrificë dhe unë kam besim të plotë se i madhe dhe i vogël, çfarë jemi popull opozitar do të ngrihemi në një betejë, e cila do të japë fitore të sigurtë, të ju kthejë shqiptarëve atë të drejtë që kanë të gjithë popujt e Ballkanit./tvklan.al
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi
Donald Tusk: Fitorja e Trump do të ketë pasoja për sigurinë ...