Këshilli Drejtues i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK), ka mbajtur sot takimin përmbyllës për këtë vit, me ç’rast ka reaguar ndaj institucioneve qendrore dhe lokale të shtetit lidhur me qasjen e tyre kundrejt mësimdhënësve në të gjitha komunat e Kosovës. Në këtë takim u theksua se nëse kërkesat e parashtruara nga SBASHK nuk realizohen nga Qeveria, SBASHK mund të shkojë në greva që nga janari i vitit 2016.
Nëpërmjet një komunikatë dërguar medieve, KD i SBASHK ka sqaruar se janë bërë vërejtje serioze ndaj kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa për mosmiratimin e Ligjit për të Punësuarit në Arsimin e Republikës së Kosovës në vitet ’90-99, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mosheqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mosplanifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës në vitet 90-99, për mungesë së gatishmërisë së duhur për dialog dhe për çështje tjera.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Këshillit Drejtues të SBASHK-ut:
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe anëtarët e Këshillit Drejtues duke përcjellë opinionet dhe zërin e mësimdhënësve nga gjithë komunat e Kosovës dhe nga Universiteti kanë bërë vërejtje të shumta në adresë të institucioneve qendrore e lokale të shtetit. Ata kanë kujtuar Kabinetin Qeveritar dhe organet e Universitetit se nëse nuk ka veprime konkrete lidhur me këto çështje atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që në janarin e vitit 2016.
Organi më i lartë i SBASHK-ut, Këshilli Drejtues ka mbajtur takimin përmbyllës për këtë vit. Fillimisht anëtarët e Këshillit Drejtues kanë analizuar raportin financiar janar-nëntor 2015 dhe janë shprehur se është bërë menaxhim i kujdesshëm dhe sipas planifikimit i mjeteve . Pas kësaj ata kanë aprovuar buxhetin për vitin 2016.
Pas kësaj kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka përgëzuar të gjithë të punësuarit në arsimin e Kosovës për punën e bërë dhe për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë. Ai ka kujtuar pastaj për gjithë aktivitetet dh e arritjet që janë bërë në vitin 2015 duke i dhënë vend meritor edhe sfidave të shumta.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, por edhe anëtarët e Këshillit Drejtues duke përcjellë opinionet dhe zërin e mësimdhënësve nga gjithë komunat e Kosovës kanë bërë vërejtje të shumta në adresë të institucioneve qendrore e lokale të shtetit. Ata kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa e kanë kritikuar për mosmiratimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin e Republikës së Kosovës në vitet 90-99, për moszbatimin e Ligjit mbi Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Për mos fillimin e implementimit të Ligjit mbi Sigurimin Shëndetësor, për mos heqjen e defekteve në Ligjin mbi KES-in, për mos planifikimin në Buxhetin e vitit 2016 të mjeteve për implementimin e Ligjit për të punësuarit në arsimin shqip të Kosovës në vitet 90-99, për mungesë së gatishmërisë së duhur për dialog dhe për çështje tjera. Këshilli Drejt ues ka kritikuar edhe organet e Universitetit për zvarritjen e nënshkrimit të Kontratës Kolektive për Universitetin , për mos mbajtjen premtimit lidhur me shkrirjen e stimulimit në pagën bazë dhe për mos llogaritjen e 0.5 % për vitet e shërbimit në pjesën e stimulimit. Kryesia e SBASHK-ut dhe Këshilli Drejtues në takimin e tyre kanë kujtuar Kabinetin Qeveritar dhe organe t udhëheqëse të Universitetit se nëse nuk ka veprime konkrete lidhur me këto çështje atëherë do të ketë veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme që në janarin e vitit 2016.
Këshilli Drejtues ka ngritur një varg kritikash edhe ndaj nivelit komunal të pushtetit duke përmendur mos respektimin e Udhëzimit Administrativ të MASHT-it lidhur me Kontratat individuale të punës nga disa DKA, Mos dhënien e tri pagave për të punësuarit në arsim me rastin e pensionit , mos kompensimit të 70 % të biletave të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë dhe çështje të tjera.
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...