Google ADS

Dështon tre herë votimi i Projektligjit për KPMSHCK-në, Kuvendi shkon në pauzë

14:39 | 8 Shkurt 2023
K.B

Pas tre herë të dështimit të votimit të Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbyllur seancën për të shkuar në pushim.

Punimet e seancës parlamentare nga pikat e papërfundura vazhdojnë prej orës 16:00.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021.

Në votimin e këtij raporti, morën pjese 62 deputetë, ku prej tyre 55 ishin për, kundër s’ishte asnjë dhe 6 prej tyre abstenuan. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme