Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës me Elektroseverin për pagesën e rrymës nga serbët në veri, ka thënë se në këtë marrëveshje Qeveria i ka përmbushur obligimet e saj, ndërsa Elektroseveri jo.
Në një konferencë për media sot, Bislimi ka deklaruar se një pjesë të fajit e ka edhe Bashkimi Evropian, i cili ka toleruar lirimin nga pagesa e rrymës për serbët në veri, pagesë të cilën e bën Qeveria e Kosovës, raporton arbresh.info.
“Plani i energjisë ka përfshi Qeverinë e Kosovës, KOSTT-in, Elektroseverin dhe Bashkimin Evropian. Por, dihet se kush nuk i ka kryer punët, pra, Elektroseveri, nuk i ka përmbushur pikën e 5-të dhe të 6-të. Nuk janë përmbushur as pikat e BE e cila ka fajin sepse ka toleruar tarifikimin, dhe kanë dërguar në mënyrë të gabueshme mesazhin tek Elektrosever. Pra ne i kemi kryer punët ato jo.”, ka thënë Bislimi para mediave.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?