Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje, kërkon që të miratohet raporti “Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021”, por deputeti tjetër në emër të Vetëvendosjes, Fitim Haziri, është kundër pasi sipas tij, nuk është i përpiluar mirë dhe nuk ka saktësi.
Prandaj, ai ka kërkuar që të mos votohet, dhe ka thënë se VV-ja nuk do ta votojë, raporton arbresh.info.
Kundër janë edhe deputetët e partive opozitare si Armend Zemaj i LDK-së, dhe të tjerë.
Zemaj ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, dhe thotë se pastaj do të kemi telashe në raportin e progresit.
Kundërshti ka shfaqur edhe Besim Muzaqi i VV-së pasi sipas tij nuk përmban as përmbajtje dhe saktësi.
Muzaqi ka shtuar se ky raport nuk ka kaluar edhe më parë. Ai raportin e quajti të thatë dhe jo të saktë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?