Deputeti gjerman, Thomas Hacker, ka vlerësuar se Kosova ka bërë mirë që e ka pranuar propozimin evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Në një shkrim në Twitter, Hacker, duke iu referuar marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka shkruar se në këtë situatë në botë, Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë probleme të reja në rajon.
“Është mirë që Kosova e pranoi propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë si bazë për negociata. Duke pasur parasysh situatën ndërkombëtare, BE nuk duhet të lejojë më burime problemesh në rajon”, ka shkruar Hacker.
Es ist gut, dass #Kosovo den europäischen Vorschlag zur Normalisierung der Beziehungen mit #Serbien als Verhandlungsgrundlage akzeptiert. Angesichts der internationalen Lage darf die #EU in ihrer Nachbarschaft keine Krisenherde mehr zulassen. (TH)
— Thomas Hacker (@hacker_fdp) February 8, 2023
Propozimi evropian u pranua nga kryeministri Kurti të hënën në takim me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Këtë e ka bërë të ditur vetë dyshja Kurti-Lajcak, një ditë pas takimit.
Ndërkaq, Lajçak të hënën pas vizitës në Kosovë ka qenë edhe në Beograd për të biseduar për të njëjtën çështje me presidentin serb, Aleksandar Vuciq./arbresh.info
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës