“Lugati” shkon në Kuvend, takon Pal Lekajn

12:24 | 8 Shkurt 2023
A. B.

Ish-banori i Big Brother Vip Kosova, Gjon Karrica “Lugati” sot ka shkuar në Kuvendin e Kosovës.

Ai është parë i shoqëruar me deputetin nga radhët e AAK-së, Pal Lekajn, ku edhe kanë realizuar fotografi bashkë, shkruan arbresh.info

Lajmin e bëri të ditur Lekaj përmes një  shkrimi në “Facebook”, ku e lartësoi figurën e ish banorit të BBVK.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Mëngjesin e filluam me Gjon Karricën “Lugatin” i cili tregojë një jetë interesante të një personi të rritur në diasporë me vështirësi si shumë shqiptar që u larguan në vitet e 90 ta, një familjar i mirë, një artist me të ardhme dhe person shumë pozitivë.

Gjonit i uroj shëndet, sukesese e karrierë të ndritur.

Kujtojmë se sot në Kuvend është duke u mbajtur vazhdimi i seancës plenare me pikat e papërfunduara. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme