Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka arritur në zonën më të goditur nga tërmeti në Kahranmaras, Hatay dhe Pazarcik, ku ishte edhe epiqendra, raportojnë mediat.
Mirëpo, shumë qytetarë kanë shprehur zemërim nga mungesa e dukshme e reagimit të qeverisë, duke u vonuar në ndihma ndaj personave të ngujuar.
Një grua, Arzu Dedeoglu, tha për BBC se në natën e kaluar në qarkun Numune në Iskenderun në jug të Turqisë, se dy mbesat e saj kishin ngecur në rrënoja dhe nuk erdh asnjë ndihmë për to gjatë gjithë ditës.
Kurse Melek, një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakya, pyeti: “Ku janë tendat, ushqimi dhe kamionët?”.
Në një deklaratë për Reuters të mërkurën tha: “Nuk kemi parë shpërndarje të ushqimit këtu, sikur në fatkeqësitë tjera në vendin tonë. Ne i shpëtuam tërmetit, por do të vdesim këtua nga uria dhe i ftohti”.
Ndërsa, reagimet në rrjetet sociale thonë se kanë parë mobilizim të pamjaftueshëm nga ana e qeverise me disa raportime se zonat më të goditura janë neglizhuar. /arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...