Janë ratifikuar marrëveshjet e nënshkruara në Samitin e Berlinit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka kaluar marrëveshjet e Berlinit lidhur me lëvizjen e lirë me letërnjoftime të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, gjegjësisht mes Kosovës dhe Bosnjës.
Gjithashtu, në kuadër të këtyre marrëveshjeve, është ratifikuar edhe ajo për njohjen e diplomave dhe studimin e lirë të studentëve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ajo për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve, raporton arbresh.info
“Qytetarët e Ballkanit Perëndimor nga tash do lëvizin lirshëm në 6 shtetet e këtij rajoni. Nga tash pra, qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjës do lëvizin ndërmjet vete me letërnjoftime, meqë me vendet tjera veçse kjo është e rregulluar moti. Gjithashtu, studentët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor do të mund të studiojnë dhe diploma do t’u njihet në gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Edhe mjekët, stomatologët, arkitektët do të mund të ushtrojnë lirshëm profesionin e tyre në 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e Berlinit. Pas përfundimit të procedurave të brendshme të Qeverive tona i kemi sjellë në këtë mbledhje dhe më pas do t’i qojmë në Kuvend. Me aprovimin e këtyre marrëveshjeve ne do të bëjmë një hap para në aplikimin e tyre.”, tha Kurti në mbledhje, lidhur me këto marrëveshje. /arbresh.info/
lexo edhe:
Këto janë pikat e renit të ditës që do shqyrtohen në mbledhjen e Qeverisë
Mbledhja e Qeverisë nis me një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite