Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë sot mbledhje, e cila pritet të fillojë në orën 13:30.
Sipas një e-mail zyrtar nga ky institucion, mbledhja do të ketë në rend dite këto pika:
-Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 02/2023
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për kuvendet e komunave: Zveçan dhe Leposaviq, që do të mbahen më datë 23 Prill 2023
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raporti të shpenzimeve të derivateve për muajin janar – dhjetor 2022
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit Komunal në Viti, Gllogovc dhe Fushë Kosovë
– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për vëzhgimin e zgjedhjeve të përgjithshme në Estoni dhe Finlandë si dhe zgjedhjeve Presidenciale në Mal të Zi
4.Të ndryshme
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...