Loredana zemërgjerë, dhuron 150 mijë euro për vërshimet në Kosovë

09:19 | 8 Shkurt 2023
A. B.

Mbrëmë, kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mbajti konferencë për media.

Arsyeja e kësaj konference ishte për shkak të vërshimeve të janarit të cilat shkatërruan disa qytete të Kosovës, shkruan arbresh.info

Fondacioni “Behgjet Pacolli” mblodhi biznesmen të famshëm nga e gjithë bota të cilët kontribuuan në këtë fond, ndër ta ishte edhe reperja e famshme, Loredana Zefi.

Lori ka dhuruar 150 mijë euro për vërshimet që kanë ndodhur muajin e kaluar në Kosovë.

Kujtojmë se, edhe ish-partneri i Loredanës, reperi nga Ferizaj, Mozzik ka dhuruar 20 mijë euro për vërshimet që kanë përfshirë disa komuna të vendit.

Përndryshe, “Fondacioni Behgjet Pacolli” ka shumë vite që funksionon, ndërkaq që nga situata me vërshimet në Kosovë, ky fondacion ka intensifikuar punën e tij në mënyrë që t’u dalë në ndihmë familjeve të prekura.

Komuna e Skenderajt ka qenë komuna më e prekur nga vërshimet në Kosovë, e të prekur kanë qenë edhe komuna e Mitrovicës, Istogut, Klinës, Drenasit dhe Podujevës./arbresh.info/

lexo edhe:

Loredana dhuroi 150 mijë euro për vërshimet e janarit në Kosovë

Pacolli: S’ka rëndësi kush sa ka ndihmuar për vërshimet, me rëndësi të gjithë e kanë hapur zemrën

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme