Një djalë tre vjeçar ishte mes njerëzve të nxjerrë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi mbrëmë.
Arif Kaan u bllokua nën pllaka betoni dhe armaturë në Kahramanmaras në temperatura nën zero.
Të mbijeturit të cilët i kanë shpëtuar tërmetit po përballen me një krizë tjetër, të ftohtin.
Shumë të mbijetuarve në Turqi u është dashur të flenë në makina, jashtë ose në strehimoret qeveritare.
“Ne nuk kemi tendë, nuk kemi sobë për ngrohje, nuk kemi asgjë. Fëmijët tanë janë në gjendje të keqe. Të gjithë jemi lagur nën shi dhe fëmijët tanë janë jashtë në të ftohtë.” tha Aysan Kurt, 27 vjeç.
“Nuk kemi vdekur nga uria apo nga tërmeti, por do të vdesim të ngrirë nga i ftohti”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se 13 milionë nga 85 milionë banorët e vendit u prekën nga fatkeqësia./euronews
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...