Google ADS

Skyesports dhe Microsoft do të organizojnë ngjarjen Grand Slam në Nju Delhi

21:34 | 7 Shkurt 2023
E.H

Kompania indiane e eSports dhe lojërave Skyesports ka bashkëpunuar me Microsoft për të organizuar sezonin e tretë të Windows 11 Skyesports Grand Slam.

Ngjarja pritet të mbahet në Nju Delhi në datat 16-17 shkurt, ku lojtarët do të garojnë në tituj të ndryshëm të video-lojërave të cilat nuk janë zbuluar ende.

Grand Slam do të zhvillohet gjatë India Gaming Show (IGS) 2023, një iniciativë e udhëhequr nga qeveria e Konfederatës së Industrisë Indiane (CII) për të shfaqur lojërat dhe animacionet shkruan esportsinsider.

Për më tepër, Grand Slam do të rikthejë garat e eSports ekskluzive për femra në turneun, Skyesports Luna, turneu VALORANT LAN – i pari i këtij lloji në Indi, shkruan telegrafi.

IGS 2023 mbështetet gjithashtu nga PlayStation, Riot Games dhe KRAFTON, mes emrave të tjerë të njohur në eSports dhe lojëra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme