Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane të dronëve në Letoni, e cila ka ndërtuar dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe aleatët e NATO-s, raporton AFP.
Mbi 20 makina të policisë, nëntë makina zjarrfikësish dhe pesë ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, në fabrikën e drejtuar nga firma amerikane Edge Autonomy në periferi të kryeqytetit të Letonisë, Riga.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe aktualisht nuk ka raportime për viktima.
Zjarrfikësit letonezë u kanë kërkuar banorëve vendas të mbajnë dyert dhe dritaret e të mbyllura, për shkak të tymit të madh.
Kompania me bazë në Kaliforni, sipas faqes së saj të internetit, prodhon aeroplanë pa pilot me rreze të gjatë për misionet e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit./rel
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit