Pacolli thërret konferencë për media

15:41 | 7 Shkurt 2023
A. B.

Kreu i AKR-së njëherit edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli sot do të mbajë konferencë për media.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Pacolli përmes një njoftimi në “Facebook”, ku ka treguar se konferenca do të mbahet në ora 17:00 në “Swiss Diamond Hotel”, shkruan arbresh.info


I pari i AKR-së do t’i informoi qytetarët lidhur me fondet e mbledhura nga fondacioni “Behgjet Pacolli , për shkak të vërshimeve të janarit.

Kujtojmë se, Pacolli ka thënë se pagën e tij të deputetit për muajin janar do ta japë për të dëmtuarit nga vërshimet që ndodhën në Kosovë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme