Kryeprokurori Ujkani pret në takim Shefin e Misionit të EULEX-it në Kosovë

15:39 | 7 Shkurt 2023
K.B

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës Ismet Ujkani, ka pritur në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Ambasadorin  Lars-Gunnar Wigemark me bashkëpunëtorë.

Kryeprokurori Ujkani ka njoftuar mysafirët me sfidat dhe punën me të cilat përballet prokuroria.

Gjatë takimit është diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe vazhdimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, në mes Prokurorit të Shtetit dhe Misionit të EULEX-it në Kosovë, thuhet në njoftimin për media. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme