Ministri Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić

15:21 | 7 Shkurt 2023
K.B

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Danijela Barišić, më të cilën diskutuan sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia e falënderoi Ambasadoren Barišić për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë, si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišić ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme